PROGRAMI I PARË DHE I VETËM NË KOSOVËS PËR MENAXHIMIN E KLINIKËS DHE PËRCJELLJEN E PACIENTËVE BAZUAR NË PRIVATE CLOUD TAB.
Mund ta përdorni në klinikën tuaj pa pasur nevojë të instaloni asnjë program shtesë, përdorni vetëm duke u identifikuar me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj.
Ju mund të përdorni promovimin e programit tonë për 3 ditë pa paguar asnjë çmim dhe të zbuloni avantazhet që do të keni në menaxhimin e klinikës suaj.
Duke shikuar videot e shkurtëra që i kemi përgatitur mbi mënyrën e përdorimit të programit, mund të përshtatni lehtësisht me të gjitha trajtimet që do të kryeni.
Duke shkarkuar aplikacionin tonë në telefoin tuaj smartphone- ju mund të menaxhoni punën tuaj dhe të përcjellni kohën e hyrjes dhe daljes së personelit.
Ju mund të organizoni kalendarin tuaj të termineve ose sipas dhomës, ose sipas mjekut.
Ju mund të pranoni njoftim nga sistemi tek telefoni juaj, ora inteligjente kur pacienti arrin në klinikë dhe pranohet në dhomë.
Duke dërguar një link me SMS ose duke skanuar një QR kod pacientët tuaj kanë mundësi të plotësojnë të dhënat e tyre personale vet.
Pacientët mund të bëjnë vlerësimin e klinikës përmes linkut të Google të cilën ju mund të dërgoni.
Gjate procesit të trajtimit të pacientëve tuaj ju mund te krijoni nje listë për thirrjet dhe terminet që planifikoni të bëni në të ardhmen.
Në dosjen e pacientit, ju mund të rruani tërë procesin e trajtimit, inçizimet (rtg) si dhe të gjitha imazhet të tjera në Cloud, nëse pacientët ju kërkojnë ato mund ti dërgoni edhe përmes postës elektronike.
Me DentSoft, ju mund të merrni aprovimin/pëlqimin dixhital të pacientëve tuaj. Duke rrespektuar Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe për të mar deklaratën e pëlqimit mund të dërgoni SMS njoftues; e-mail njoftues poashtu keni mundësin të dërgoni një link përmes WhatsApp-it në mënyrë të shpejtë.
Duke përdorur DentSoft ju mund të krijoni disa lista çmimesh me disa valuta.
Ju mund të krijoni listën tuaj të institucioneve me te cilët keni marrëveshje dhe mund të ofroni oferta të ndryshme.
Përmes DentSoft ju gjithashtu mund të menaxhoni lehtësisht financat e klinikës tuaj.
Me funksionin DentSoft dashboard, ju mund të analizoni detajisht të hyrat, shpenzimet dhe qarkullimin sipas grupit të trajtimit përmes grafikave dhe intervalit të datave që dëshironi.
Ju gjithashtu mund të krijoni raporte të veçanta dhe të përcjellni informacionet që dëshironi në këtë mënyrë.
Me funksionin Dental Intelligence, ju mund të gjeni raportin e të hyrave dhe shpenzimeve të klinikës për të gjitha periudhat kohore.
DentSoft punon i integruar me WhatsApp. Ju mund të blini një paketë mesazhesh për WhatsApp me një çmim shtesë dhe ta bëni më të lehtë komunikimin me pacientët tuaj jashtë shtetit.
Me kodin QR, ju mund të gjurmoni hyrjen dhe daljen e personelit në klinikën tuaj në përputhje me procedurat ligjore dhe të llogaritni lehtësisht orarin e punës së kolegëve tuaj.
Me funksionin e DentSoft-it për përcjellje të stokut, ju mund të regjistroni informacionin e stoqeve tuaja të reja dhe të mbaruara në sistem dhe kur të pranoni një paralajmërim nga sistemi për stok kritik atëherë mund të bëni kërkesë tek furnizuesit tuaj nëpërmjet sistemit.
Nëse tashmë jeni duke përdorur softuerin e programit, ne i transferojmë të gjitha të dhënat tuaja nga sistemi i vjetër në sistemin tonë pa pagesë.
...